“Humbëm më të mirin e të gjitha kohërave”, Pique tregon fajtorin për largimin e Messi-t: I gjtihë faji është i…

Largimi i Lionel Messit ishte i papritur për të gjithë tifozët e Barcelonës, të cilët humbën simbolin e klubit të tyre. Palët shpjeguan se fashat ekonomike të vendosura nga La Liga e bënë të pamundur firmosjen e kontratës, por Pique e vë fajin te Bartomeu dhe stafi i tij. Mbrojtësi katalanas shprehet se Barcelona ka humbur më të mirin e të gjitha kohërave, por jeta vazhdon dhe klubi blaugrana ka mundësitë për tu ringritur.

“Largimi i Messit? Gjithë faji i menaxhmentit të viteve të fundit. Menaxhmenti i klubit na ka penalizuar në sezonet e fundit. Por historia tregon se ne dimë të ngrihemi. Që lojtari më i mirë në histori të largohet është shumë e vështira dhe dhemb, por herët a vonë do të kishte ndodhur, jeta vazhdon.

Largimi i Messit është një goditje që gjithashtu na lëndon mendërisht dhe që lëndon vetë Messin. Ne humbasim më të mirin e të gjitha kohërave, por ekipi do të duhet të përshtatet, ka talent, ne luajmë mirë dhe kjo jep besim. Mund të jetë një sezon pozitiv dhe ne jemi të bindur se mund të bëjmë mirë”, ka thënë Gerard Pique./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online