Reali i Madridit u eliminua në mënyrë të turpshme nga Liga e Kampionëve, duke u mposhtur 1-4 në “Bernabeu” nga Ajaksi. Si pasojë, presidenti Perez ka nisur punën për të përforcuar skuadrën.
Sipas mediave spanjolle, presidenti i “Los Blancos” nuk e ka ndërmend të kursehet dhe do të paguajë 300 milionë euro për shërbimet e Nejmar, siç raporton “Sport.es”.
27-vjeçari brazilian është lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Transferimi i tij në verën e 2017-ës i kushtoi PSG-së 222 milionë dhe drejtuesit e skuadrës franceze nuk kanë ndërmend ta shesin më pak sesa kanë paguar te Barcelona.
Edhe PSG u eliminua në mënyrë të turpshme nga Mançester Junajtid dhe pritet një revolucion total te kampionët e Francës, duke filluar nga stafi teknik, e deri te lojtarët, me Nejmar që mund të jetë një nga të larguarit në merkaton e verës.