Bajerni i Mynihut nuk është më skuadra që të gjithë e kishin frikë në Europë dhe sezonet për t’u harruar në Ligën e Kampionëve e tregojnë këtë gjë. Si pasojë, drejtuesit bavarezë kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën për sezonet pasaardhëse.
Emrat më të përfolur janë në sulm, me dyshen Verner-Haiverc në kry të listës. Vernerit i mbaron kontrata në fundin e sezonit të ardhshëm dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, ç’ka ka bërë që Lajpcigu ta nxjerrë në shitje. Bajerni ka muaj që interesohet për Verner, por tani kanë nisur dhe bisedimet e avancuara.
Edhe për Haiverc, interesimi është i madh. Talenti i Leverkuzenit po bën një sezon të shkëlqyer, por Bajerni është në mëdyshje deri diku për shkak të moshës së tij të re dhe mungesës së eksperiencës. Megjithatë, nëse nuk arrihet te shërbimet e Verner, Haiverc me shumë gjasa do të veshë fanellën e Bajernit sezonin e ardhshëm.