Çerekfinalet e turneut të “Wimbledon” kanë surprizuar me eliminimin e legjendës së tenisit Roxher Federer, i cili u mposht nga afrikano-jugori Kevin Anderson me rezultatin . 6-2, 7-6, 5-7, 4-6, 11-13. Një përmbysje e pabesueshme për numrin 8 në renditje e ATP-së.
Tenisi zviceran humbet kështu rastin për të fituar për herë të nëntë trofeun e turneut të tij të preferuar. Tani për Federer ka ardhur koha për reflektim. Anderson nuk mund t’i përmbante emocionet pas një fitoreje kaq dramatike: “Nuk di ç’të them. Luftova deri në fund. Ndaj një tenisti si Federer nuk të tolerohen as gabimet më të vogla”.
Anderson do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e përballjes midis kanadezit Millosh Raoniç dhe amerikanit Xhon Isner. Duhet përmendur se edhe pse 32-vjeç kjo është hera e parë që tenisti afrikano-jugor arrin të shkojë në fazën gjysmëfinale të këtij turne, dhe e dyta në karrierën e tij në një gjysmëfinale “Grand Slam”, pas asaj të US Open vitin e kaluar ku shkoi deri në finale.