Ekuban dhe ambientimi në Lids: Edhe me Partizanin e nisa ngadalë

Një gol në Kupën e Ligës, ende në stol pas dy ndeshjesh kampionati, Keileb Ekuban është ende duke u ambientuar me realitetin e ri në Lids dhe në Angli, një futboll krejt ndryshe nga ai italian dhe shqiptar, ku ka luajtur sulmuesi italo-ganez në sezonet e fundit.

“Yorkshireeveningpost.co.uk” ka publikuar një intervistë me ish-sulmuesin e Partizanit, i cili e pranon se ka nevojë prë kohë, pas transferimit për rreth 600,000 euro në Angli. “Humori im varet nga moti dhe këtu në Angli ka shumë shi”, thotë me të qeshur Ekuban, i cili shpreson të përshtatet sa më shpejt me klimën angleze, ku shiu është i zakonshëm.

Caleb Ekuban.

Debutimi në Kupën e Ligës, kundër Port Vejlit, solli golin e parë për Ekubanin, i cili në fakt një vit më parë priti gjatë, 9 ndeshje, derisa shënoi dhe nuk u ndal më me Partizanin. “Kam hedhur një hap të madh, tani duhet ta marr me qetësi procesin e ambientimit. Të shohim nëse mund ta hedh atë hap. Vitin e shkuar luajtëm në Champions League me Partizanin, u paraqitëm mirë, por rivalët ishin tepër të fortë. Mësova diçka nga ato ndeshje. Kur e ke topin, duhet ta ruash në çdo mënyrë dhe të bësh të njëjtën gjë në çdo zonë të fushës. Një top i humbur mund të kthehet shumë shpejt në një gol të pësuar. Kjo ishte ajo që mësova. Duhet të bëj të njëjtën gjë këtu, sepse mbrojtësit në Championship janë super, nuk të japin shanse dhe po mundohem të mësoj”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *