Baskët nuk njohin miqësore, arbitri braktis ndeshjen

Të shtunën në mbrëmje Atletik Bilbao dhe Deportivo Alavesh u përballën në finalen e turneut miqësor Euskal Herriko Kopa, turne që vë prëballë 4 ekipet baske më të mira të sezonit të shkuar (Atletik Bilbao, Real Sociedad, Alavésh dhe Eibar).

Përfundoi 2-2, ose ndoshta nuk përfundoi fare, sepse arbitrat e takimit braktisën fushën në minutën e 90-të, pas një sherri masiv dhe protestash të tejzgjatura nga lojtarët e Alavesit, për një karton të kuq marrë një Oskar Romero pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Enrik Saborit.

Ishte i kuqi i dytë i ndeshjes nga arbitri (më parë doli me të kuq qendërmbrojtësi i Alveshit Aleksis Ruano), që vendosi të largohej nga fusha, si pasojë e sjelljes së lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online