Ekskluzive/ “Vetëm hungarezët ishin më lartë”, Alban Xhaferi komenton shortin: Vllaznia nuk i trembet asnjë ekipi

Vllaznia është rikthyer sërish në Europë dhe këtë herë do të debutojë në kompeticionin e ri, Conference League. Në bazë të shortit që është hedhur në ditën e djeshme, shkodranët do të masin forcat me skuadrën boshnjake të Siroki Brijeg.

Mes kundërshtarëve të mundshëm për ekipin e Brdariç ishin gjithashtu Fehervar i Hungarisë, Petrocub Hincesti i Moldavisë dhe Sutjeska e Malit të Zi. Nga të gjithë këto emra, Alban Xhaferi është shprehur për “Sport Ekspres” se kërkonte vetëm evitimin e Ferhvar, pasi të gjitha të tjerat ishin thuajse të së njëjtës kategori.

“Përveç skuadrës hungareze që mendonim se ishte më lartë se gjithë të tjerat, kundërshtarët e tjerë të mundshëm i kishim vlerësuar njësoj. Prandaj nuk kishim ndonjë preferencë të veçantë për shortin. A do ta kalojmë Sirokin Brijeg? I takon nivelin teknik për ta përcaktuar, por ne do të luftojmë për të kaluar më tej. Besojmë shumë dhe jemi optimist që do të bëjmë më të mirën.

Padiskutim që nuk i trembemi asnjë ekipi dhe do të bëjmë më të mirën që të arrijmë larg në “Conference League”. Pse të mos ëndërrojmë? Na ngroh fakti që kundërshtari ynë është afër nesh. Merkato? Po punojmë për futbollsitë cilësorë dhe nuk bëjmë përjashtime për emra që bëjnë diferencën”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online