Ekskluzive/ “Shqipëria e mundte Poloninë edhe në një stadium bosh”! Gazetari nga Polonia: Ja se përse më befasuat, me Silvinjon keni “kokë të ftohtë”

Gazetari i njohur nga Polonia, Piotr Kozminski, ka dhënë opinionin e tij rreth ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë. Kuqezinjtë arritën që të fitonin me shifrat 2-0, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të rivalit për të kaluar në Europian. Kozminski vlerëson shumë Kombëtaren tonë dhe njëkohësisht tregon arsyen se përse e kemi befasuar, me Silvinjon në krye të ekipit. Njëkohësisht tregon mënyrën sesi po diskutohet në vendin e tij për yje si Leëandoëski apo Zielinski.

“Nëse Shqipëria më befasoi, ishte vetëm për mirë. Mendova në fillim se do të nisnin direkt në sulm, që nga sekonda e parë duke e ditur se Polonia ishte “e dobët”, por luajtën shumë zgjuar. Në fillim keni pritur pak, nuk keni sulmuar me shumë lojtarë, që t’i jepnit mundësinë Polonisë të krijonte kundërsulme. E dija që Shqipëria ishte e fortë, por tani pashë që janë bërë edhe më të mirë taktikisht. Kanë kokën e ftohtë.

Lewandowski? E vërtetë, ndodhet në një formë të keqe, si te Barcelona dhe te Polonia. Është një legjendë e jona, por askush nuk do të “mashtrojë kohën”, as vetë Leëandoëski. Është 35 vjec tani dhe së shpejti, karriera e tij në Kombëtare do të marrë fund. Në fillim shpresoja se do të shkonte 100 gola me Kombëtaren, por tani e di se është e pamundur. Ka shënuar 81 gola, mund të shënojë edhe disa më shumë, por jo deri në 100. Këtu te ne ka shumë diskutime për Zielinski, nuk luan kaq mirë në Kombëtare. Është një mister, askush nuk e di. Disa njerëz thonë se Zielinski kur në stërvitet me ekipin, është lojtar polak që ka aftësitë më të “frikshme”, madje edhe më i mirë se Leëandoëski. Për fatin tonë të keq, nuk i tregon në fushë.

Goli i Asanit? Do ta vlerësoja me notën 10. Gjëja më e keqe është se ne e dinim se lojtarët e Shqipërisë pëlqejnë dhe mund të shënojnë gola të tillë. Por lojtarët e Polonisë, nuk i kishin kushtuar kaq shumë vëmendja. Por shumë vlerësime për Asanin, jo vetëm për golin, por edhe që e realizoi kundër një portieri shumë të mirë.

Tifozët e Shqipërisë e ndihmuan shumë ekipin, por pikësëpari ishte vetë ekipi që e ndihmoi veten. Ata luajtën mirë, me pasion dhe me ide. Tifozët bëjnë gjithmonë atmosferë të çmendur, vetëm se këtë herë, unë mendoj se edhe ne një stadium bosh, Shqipëria prapë do ta kishte mundur Poloninë.

Tani duhet të kryqëzojmë gishtat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Cekisë, nuk janë më gjërat në dorën tonë. Shqipëria mund t’i kushtojë punën Santos, nesër ose të mërkurën pritet të ketë një takim me kreun e federatës polake të futbollit, ku do të njihet me shkarkimin e mundshëm”, tha Kozminski.

E teksa e pyesim nëse kjo Poloni e ardhur në Tiranë, ishte më e mira e këtyre kualifikueseve të Europianit, gazetari polak shprehet: “Unë mendoj se Polonia nuk ka bërë asnjë ndeshje të mirë këto kualifikuese. Ose më mirë, ka luajtur shumë mirë, fantastike, kundër Moldavisë në 45 minutat e para ku shënoi 2 gola, por më pas pësoi 3 gola. Prandaj nuk kemi pasur asnjë ndeshje të mirë në këto kualifikuese”, tha polaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online