“Shqiptarët do ikin në Gjermani si Europian, jo më si refugjatë”! Armand Duka tregon prapaskenën me Silvinjon: I tregova hotelet se ku do të rrimë në Gjermani

Armand Duka i është gëzuar suksesit të madh të Shqipërisë ndaj Polonisë, me kuqezinjtë që janë pranë kualifikimit në grupet e Europianit. Në një intervistë për “Supersport”, kreu i FSHF ka vlerësuar punën e Silvinjos. Gjithashtu ka treguar një mesazh të veçantë që ka marrë nga Vasil Ruçi, por edhe një prapaskenë me trajnerin e Shqipërisë.

“Kam qenë shumë i gëzuar pas ndeshjes, festova me ekipin dhe gjithë të tjerët. Pas gëzimit, fillojmë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Ishte një atmosferë fantastike, tani duhet të shohim përpara. Nuk duhet të bëjmë llogari, nuk duhet të themi se jemi në Gjermani.  Të gjithë golat janë të bukur, çdo gol është i bukur kur shënohet nga Shqipëria. Më dhuroi shumë emocion edhe goli i Dakut. Por e gjitha kjo një rrjedhë logjike e lojës tonë.  Si rrallëherë, Silvinjo ka krijuar opinion pozitiv dhe nuk ka kritikë, as nga kritikët më të mëdhenj të FSHF apo futbollit shqiptar.

Ia kemi qëlluar me Silvinjon, nuk kemi qëlluar rastësisht, por kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kam marrë pafund urime, por më bëri përshtypje urimi i Vasil Ruçit: “Futbolli do t’i dërgojë shqiptarët në Gjermani si Europian, jo si refugjatë”. Kur po shkonim me avion në Çeki, i kam nxjerrë listën e hoteleve dhe të qendrave të grumbullimit Silvinjos dhe i thashë: “Vendos ku do të rrimë në Gjermani”. Ishte një mesazh për t’i treguar se e duam Gjermaninë me patjetër”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online