EKSKLUZIVE | “I fundit i Mohikanëve”, Musolli largohet nga Kukësi!

Çdo fillim e ka një fund dhe aventura e Besar Musollit te Kukësi ka përfunduar. Mesfushori nga Podujeva është ndarë me konsensus me klubin, ku arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm. Mesfushori 29-vjeçar u dëmtua në fazën e parë në ndeshjen me Teutën në “Niko Dovana”, duke dëmtuar ligamentin, çka e detyron të qëndrojë për disa muaj larg fushave të blerta.

Duke parë rrethanat, Musolli dhe drejtuesit e Kukësit janë ulur sot dhe kanë vendosur që ta ndërpresin që tani kontratën. Një lajm jo i mirë për tifozët e Kukësit, të cilët e kanë pasur një idhull Musollin, të cilin do e mbajnë mend gjatë për atë 11-metërsh që shënoi në finalen e Kupës ndaj Laçit, pasi në verilindje shkoi trofeu i parë i rëndësishëm në historinë  klubit. Me verilindorët mesfushori luajti plot 223 ndeshje!

29-vjeçari u afrua te Kukësi që kur ekipi u ngjit në Superiore, plot 6 sezone më parë, duke rrëmbyer medaljen e Kupës, Superkupës dhe titullit me verilindorët. Edhe pse pakkush e priste, Musolli është nga sot një lojtar i lirë.

JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online