EKSKLUZIVE/ Bare ndryshon skuadër, por mbetet në Spanjë

Keidi Bare është larguar nga Atletiko Madrid. Kapiteni i Kombëtares U21 do të nisë një aventurë të re tek skuadra B e Malagas, ose siç quhet ndryshe Atletiko Malagenjo. “SportEkspres.com” mëson se mesfushori ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Malagan.

Skuadra e Atletikos po ashtu ka mbajtur një përqindje të kartonin në rast se mesfushori do të shitet në të ardhmen. Duhet theksuar se për Baren ka pasur interesim konkret nga Greqia, Danimarka, Angli dhe jo vetëm.

Një mundësi e mirë për lojtarin që të rritet dhe të ketë më shumë hapësira, pasi nuk po gjente dot minuta në ekipin e parë të Diego Simeones. Bare ka qenë i grumbulluar dhe nga skuadra e parë e Kombëtares. Për pak minuta pritet që të vijë dhe prezantimi zyrtar. Një hap i madh për Baren që tashmë do ta shohim më shpesh në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online