Ish-lojtari i Bajernit dhe kombëtares gjermane, Stefan Efenberg, ka “shpërthyer” me një dekaratë që ka nisur një debat të madh në futbollin gjerman. Sipas 50-vjeçarit, Bundesliga sa vjen e dobësohet dhe kampionatet e tjera po rrisin diferencat me kalimin e viteve.
“Kur një lojtar si Aksel Vitsel është futbollisti më i miri që vjen në Gjermani gjatë kësaj merkatoje, atëherë e them pa problem se kemi të bëjmë me një problem të madh. Bundesliga nuk është tërheqëse për futbollistët më të mirë. Prandaj jam i bindur se me kalimin e viteve, diferencat e Bundesligës me kampionate të tjera si Premier League dhe La Liga do të thellohen akoma më shumë”, tha Efenberg.
Në vitin 2013, Bundesliga çonte dy finalistë në Champions-it, ndërsa sot vetëm Bajerni i Mynihut mban denjësisht lart flamurin gjerman në kompeticionet evropiane. Nëse ky trend për poshtë do të vazhdojë, atëherë nuk është çudi nëse në dy ose tri vite, Bundesliga të çonte vetëm tri ekipe në Champions League, si dikur.