Sa pranë mrekullisë, Kukësi eliminohet në lot!

Humbja 5-2 në Gjeorgji e kishte bërë gjithçka të vështirë, por te Kukësi besonin në kualifikim. Tentuan deri në fund në Elbasan dhe arritën të shënonin dy gola dhe në fund të fitonin, por ishte e pamjaftueshme. Rastet nuk munguan për të realizuar edhe të tretën, futbolli i tillë është dhe në fund duhet t’i dorëzohesh rezultatit.

Rexhinaldo, dy herë fitoi penallti, në pjesën e parë dhe të dytë, të dyja i shënoi. Kukësi fitoi 2-0 dhe në fund ishte Torpedo që kaloi më tej. Me rezultatin e përgjithshëm 5-4 shkojnë në play-off të Europa League. Zhgënjim te verilindorët.

Kukësi-Torpedo 2-0
Shënues: Rexhinaldo 29′ (pen.), 76′ (pen.)

PJESA E PARË – Verilindorët janë në sulm që në fillim, teksa Musolli në të 3′ tentoi me një goditje nga distanca që u devijua dhe u kontrollua pa problem nga portieri mik. Miqtë nga Gjeorgjia janë të vendosur mirë mbrapa. Dzaria ishte ai që bëri tifozët të gëzojnë, por gjuajtja e tij përfundoi në rrjetë të jashtme, çka krijoi iluzionin e një goli. ishte minuta e tetë e takimit.

Moment nga takimi. Foto: Sport Ekspres

15 minuta e para u dominuan nga Kukësi. Rexhinaldo dha një vertikalizim për sulmuesin Haris Harba, por ai ishte në pozicion të paregullt. Miqtë përpiqen dhe në momente ishin të rrezikshëm. Uilliam rrezikshëm u shfaq në të 17′, u fut në zonë dhe lëshoi një diagonale të fortë. Topi përfundoi jashtë kuadratit.

Torpedo mbrohet mirë në këto minuta, por në 29′ ishte Rexhinaldo ai që u fut në zonë dhe fitoi një penallti. Ish-sulmuesi i Laçit u tregua i saktë dhe Kukësi e sheh veten në avantazh. Kukësi kërkon të shënojë edhe golin e dytë, për t’iu afruar kualifikimit. 

Në minutën e 39-të Lacny me kokë arriti të shënonte në portën e Malokut, por anësori kishte ngritur flamurin dhe goli i anulua. Shameti i nervozuar kritikon Malikin në atë moment. Vazhdon 1-0 për Kukësin. Hlinka i miqve u mundua të befasonte nga distanca pak nga fundi, i pasaktë me gjuajtjen e tij.

Verilindorët mundohen të shënojnë edhe golin e dytë dhe e mbyllën në sulm. Gjithsesi harkimet në zonë nuk sjellin rrezik për Torpedon dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

PJESA E DYTË – Qetë nisin 45 minutat e dyta. Është herët për aventura. Kukësi në të 49′ provon me anë të brazilianit Uillian. goditja tokazi e tij ndalet nga portieri i Torpedos. Minuta e 50′ gjeti Harban në sulm, por boshnjaku zihet në pozicion jashtë loje i vetëm me portierin.

Rasti më i mirë për Tordeon, Lacny me kokë kërkon portën, por gjen vetëm shtyllën pingule. Në të 52′ Çyrbja hidhet në lojë në vend të Ethemit. Në këtë minutë gjeorgjianët shënuan, por gjyqtari i ndeshjes akordoi faull në sulm.

Rexhinaldo mund të dyfishinte shifrat në minutën e 56-të, por e devijon lehtë topin e harkuar në zonë. Topi kontrollohet nga portieri mik. Verilindorët gjithë kohën shohin përpara për të shëmuar golin e dytë. Dzaria në të 66′ pati një rast të mirë për gol, pa ia dalë dot. Më e keqja ishte fakti që mesfushori pati probleme dhe kërkoi zëvendësim. Shkodra zuri vendin e gjeorgjianit.

Dzaria duke çaluar. Foto: Sport Ekspres

Mesfushori shqiptar nga Kosova nuk vonoi të tentonte me një goditje nga distanca, i pasaktë mesfushori. Minutat kalojnë dhe gjërat bëhen më të vështira për Kukësin. Në të 75′ Rexhinaldo ka fituar një tjetër penallti dhe një minutë më pas e shndërroi në gol.

Besar Musolli i befasoi të gjithë me një goditje nga jashtë zone. Nuk shënon shpesh mesfushori, i cili detyroi portierin mik që me një pritje akrobatike të mbronte portën e tij nga goli i dytë. Vazhdon 2-0 takimi. Trajneri Armando Cungu provon kartën e fundit: Sebino Plaku në fushë nga minuta e 83-të. Musolli jashtë.

Sulmuesi i marrë nga Kamza iu afruar golit në të 89′, por portieri mik me këmbë shmangu golin e tretë të Kukësit. Në minutën e fundit të kohë së rregullt ishte Maliki që provoi nga distanca, portieri i Torpedos kontrolli topin në dy kohë. Pesë minuta shtesë, këmbëngulje e Kukësit, por asgjë nuk ndryshon. 2-0 dhe skuadra e Armando Cungut i jep fund aventurës europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online