Edhe VAR “vjedh” Lacion, Tare: Skandal i madh

0

Lacio u mund nga Torino mbrëmjen e së hënës dhe e gjithë vëmendja përfundoi te arbitrimi dhe vendimet absurde të VAR-it, arbitrit shtesë që me anë të pamjeve televizive vendos nëse ka hapësirë për korrigjim vendimi të arbitrit.

Në fund të pjesës së parë plasi kaosi, sepse fillimisht arbitri nuk pa një penallti neto për prekje me dorë në zonën e Torinos, ndërsa më pas Imobile u përplas me Burdison dhe arbitri akordoi karton të kuq në dëm të sulmuesit.

Igli Tare pas ndeshjes ishte i nervozuar jashtë mase dhe për mediat turfulloi: “Duam qartësi. Sot ishte një skandal i paparë: nuk ndihemi të ndëshkuar, ndihemi të vjedhur. Lacio u dënua qartësisht dhe po shohim mungesë respekti: në një sezon ka një ose dy gabime, por tani është bërë zakon. Kemi mbërritur deri këtu pa vjedhur askënd, duam të jemi zotët e fatit tonë, pa ndërhyrë askush. Duam qartësi mbi interpretimin e episodeve”.

Tare ndalet te episodet: “Nisemi nga penalltia: nëse duhet VAR, aty duhet të ndërhyjë. Gjithë telekamerat e treguan përsëritjen e aksionit. Ishte faull i dukshëm me dorë, ishte penallti dhe duhej dhënë, ndërsa sot VAR u përdor vetëm për përplasjen mes Imobiles e Burdisos, në një episod ku mbrojtësi i Torinos i tha arbitrit që Imobile nuk e preku. Tani duhet të ruajmë qetësinë në një moment të vështirë, sepse kishim një rast të shkëlqyer për t’u afruar me kreun”.

Edhe mesfushori Parolo konfirmon versionin e Tares: “Çudia është se Burdiso i tha arbitrit që Imobile nuk e preku”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.