Fasone: Nuk ka “re” mbi të ardhmen, ju shpjegoj planet!

 

Administratori i deleguar: Ndoshta, me disa rezultate më shumë, do të ishim më të qeshur. UEFA na ka bërë kërkesa që askush nuk mund të realizojë. Gabime në merkato? Jo me lojtarët

Milani është kthyer te fitorja, por ka pak motive për të buzëqeshur, të paktën sipas Marko Fasones, administratorit të deleguar, që ka folur për “Radio Anch’Io Sport” te “RadioUno”: “Pres që muaji i dhjetori të jetë edhe më i ndërlikuar, sepse ndryshimet e trajnerëve nuk sjellin kurrë efekte të menjëhershme. Pres të gjejmë vazhdimësi në vitin 2018. Shqetësimi mbi vonesën në kampionat është i madh, sepse objektivi ishte të mbërrinim mes katër vendeve të para. Besonim se kishim në këmbët tona 70 pikë për Champions, por përpara po ecin shumë shpejt dhe kjo na hidhëron”. Por, a do të shiten “top player” nëse nuk arrihet objektivi?

Nëse Milani, vitet pasardhëse, nuk ka përfitime, faturimet që ne pretendojmë, që korrispondojnë me ato të Champions, dhe nëse do të kishte dhjetra miliona euro humbje, do të rishohim strategjitë e merkatos, ndoshta duke shitur ndokënd për të financuar merkaton vijuese. Kualifikimi në Europa League dhe jo në Champions do të thotë 30 mln euro më pak në merkato. A kemi bërë gabime? Ndoshta, por jo me futbollistët që kemi marrë, sepse do t’i merrnim të gjithë, por me mënyrën e zgjedhjes”. Sakaq, mbi diskutimin e lidhur me UEFA-n dhe “Voluntary Agreement”, vendim që do të zyrtarizohet këtë javë: “Jemi duke bërë një tentativë për të arritur te ky pakt, edhe për të shlyer shkeljet e viteve përpara. Do të ishte hera e parë në histori, por është e vështirë të respektosh parametrat e UEFA-s, sepse disa kërkesa që janë bërë janë të pamundura që të realizohen. Çfarë ndodh nëse UEFA nuk merr në konsideratë?  UEFA merr shkas nga vitet e shkuara kur nuk janë kënaqur parametrat dhe në atë pikë shkon deri te reduktimin e grupit e deri te përjashtimin nga kupat”.

Pronari – Në lidhje me zërat nëse Jognhong Li do të jetë ose jo në vitet në vazhdim, Fasone shpjegon: “Për atë që shoh unë, për bisedat e përditshme me Han Li, projekti i Jonghong Li është i gjatë, nuk besoj se ka ndër mend që të shesë. Nuk shoh re apo dyshime sa i përket të ardhmes së klubit, kanë bërë një investim monstruoz, më shumë se 1 miliardë euro, nuk besoj se fokusohen vetëm te ajo që ndodh tani. Klubi ka një borxh që shpreson ta shlyejë deri tetorin e ardhshëm dhe pasi të jetë shlyer, e ardhmja do të jetë rozë. Nëse do të kishim disa rezultate më të mira, do të ishim më të qeshur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online