Sukaj-Partizani, aromë divorci

Sulmuesi ka probleme me drejtuesit e klubit. Shkodrani ka pasur debate për mos aktivizimin, por ka pasur bisedime edhe me Tiranën

Eraldo Harlicaj

Një ndër pikantet e ndeshjes kundër Teutës ishte dhe mos grumbullimi i sulmuesit Xhevahir Sukaj. Shkodrani nuk figuronte në listën e trajnerit Sulejman Starova dhe nuk ishte as në stol. 30-vjeçari ishte një prej 3 lojtarëve të prekur nga virozat gripale dhe mungesa e tij në protokollin zyrtar u lidh me këtë arsye. Ama, përgjigjja e trajnerit Sulejman Starova për të pas ndeshjes nuk bindi shumë. Nisur nga kjo, gazeta filloi të interesohej për Sukajn dhe gjendjen e tij te Partizanit dhe mësuam se lojtari nuk ishte grumbulluar për shkak të një përplasjeje që kishte ndodhur mes tij dhe drejtuesve të klubit. Arsyeja e virozës gripale është thjesht justifikimi i rastit në lidhje me këtë situatë.

PIKËNISJA E PROBLEMEVE – Shkodrani nuk është aspak i kënaqur me situatën tij te Partizani. Ai ka humbur statusin e titullarit, madje ka humbur dyluftimin në rolin e sulmuesit me Bardhin dhe Prognin, dy lojtarë që nuk janë 9 natyral. Kjo ka irrituar së tepërmi 30-vjeçarin që po sheh mundësinë e një lëvizjeje në janar. Afrimi i Lukasit, por edhe kërkimi për një tjetër sulmues e nxjerr shkodranin krejtësisht jashtë planeve. Kjo ka bërë që sulmuesi të mendojë për largimin nga Partizani.

TIRANA – Burime të ndryshme pranë futbollistit bëjnë me dije se Sukaj ka pasur kontakte me Tiranën. Ekipi i bardhebluve dëshiron ta ketë në skuadër një sulmues kalibri si Sukaj dhe beson se shkodrani mund të kapë sërish formën më të mirë aty. 30-vjeçari ka pasur kontakte me ekipin e Tiranës dh ekziston mundësia që Sukaj të lërë ekipi e “demave” për rivalët e kryeqytetit. Një derbi në merkato, pasi nëse Partizani tenton Asion Dajën, sulmuesi Sukaj dëshirohet nga bardheblutë.

PROBLEMET ME KLUBIN – Drejtuesit e Partizanit janë vënë në dijeni të bisedave ndërmjet Sukajt dhe klubit bardheblut dhe i kanë kërkuar llogari sulmuesit. Këtu ka nisur edhe debati mes tyre. Shkodrani ka marrë kritika që nuk i ka pranuar, pasi ka kundërsulmuar me faktin se situata e tij është e papranueshme në klub.

MUNDËSIA E LARGIMIT – Me merkaton e janarit thuajse të hapur, sulmuesi shkodran mund të largohet nga ekipi i Partizanit. Ai nuk ka arritur të bëhet lider që pas rikthimit nga Malajzia dhe ka vuajtur edhe peshën e dëmtimeve. 30-vjeçari në dy sezonet e fundit nuk është kthyer asnjëherë në titullar fiks, por ka pasur vetëm shpërthime sporadike duke shënuar ndonjë gol dhe duke dhënë idenë se mund të rikthej, por deri tani se ka bërë diçka të tillë. Largimi i sulmuesit mund të jetë një dëshirë dypalëshe, pasi edhe “demat” po mendojnë që të afrojnë futbollistë të rinj dhe “Xhevoja” mbase ka nevojë për një tjetër ambient të gjejë veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online