Titulli kampion është bërë mirazh, por në kupat angleze Arsenali është i frikshëm. Në maj fitoi Kupën FA kundër Arsenalit, sot bëri të njëjtën gjë në Superkupën e Anglisë, Charity Shield, duke mposhtur 4-1 me penallti kampionët në fuqi, pas 90 minutave të mbyllura 1-1.
Një ndeshje e luajtur mirë nga Arsenali, që rezistoi pas golit të pësuar nga Mouzes në minutën e 46-të dhe gjeti barazimin e kërkuar me këmbëngulje në të 82-tën me Kolashinac, pas krosit nga Granit Xhaka.
Ndeshje nervoze, karton i kuq për Pedron para golit të Topçinjve, atmosferë kampionati, edhe pse mungonte Aleksis Sançes dhe u fut në fund Morata, i cili i shkoi shumë pranë golit. Nga pika e bardhë gaboi pikërisht spanjolli, por edhe portieri Kurtua, ndërsa Arsenali ishte perfekt, me 4 penallti të shënuara.
Arsen Venger mund të buzëqeshë, edhe pse trofe “i vogël”, ndërsa Konte ka kohë që është i zymtë.