Pasi i mori Hamshik para dy vitesh dhe sulmuesin kryesor Higuain vjet, Juventusi duke se synon t’i “vjedhë” edhe ndonjë yll tjetër Napolit këtë verë.
Corriere del Mezzogiorno shkruan se është Elseid Hysaj synimi i ri i klubit bardhezi, që verën e shkuar pagoi klauzolën e çmendur të Higuainit dhe ka treguar se ekonomikisht nuk ka rival në Itali.
Javët e fundit klubi torinez ka kontaktuar me Napolin për Hysajn, duke kërkuar informacion, pasi mbrojtësi i kombëtares sonë në këtë moment nuk ka ndonjë klauzolë për prishje kontrate. Një e tillë, 50 milionë euro, ekziston vetëm për klubet jashtë Italisë, por edhe ajo skadon çdo vit më 30 qershor.
Gjithsesi, bisedimet nuk kanë avancuar, sepse Napoli ka refuzuar prerë, ndërkohë që edhe vetë 23-vjeçari i Shqipërisë nuk është se e ngre zërin për të kërkuar largim, pasi në Napoli ndihet shumë mirë.