Jasir Asani bllokohet në Maqedoni, firmos për Pobedën

Jasir Asani do të luajë te Pobeda, në kampionatin maqedonas, deri në janar të vitit të ardhshëm. Mesfushori i talentuar ka firmosur një kontratë 6-mujore, për të qenë i lirë pas janarit.

E gjitha lidhet me moshën e tij: Asani është 22 vjeç dhe pranverën e ardhshme mbush moshën e lejuar për t’u larguar pa dëmshpërblim për Vardarin, klubi që e ka rritur dhe kërkon taksën e formimit, nëse Asani largohet nga Maqedonia pa mbushur 23 vjeç.

Në pjesën e dytë të sezonit të shkuar Asani luajti në huazim te Shkupi, ndërsa tani ka dalë i lirë në treg, por edhe pse kishte shumë oferta, edhe nga Shqipëria, nuk ka mundur të lëvizë dot, pasi duhej paguar edhe një shifër jo e vogël, rreth 90 mijë euro.

Asani, anësor ofensiv, i cili ka luajtur me të gjitha ekipet e moshave të Maqedonisë, ka luajtur 80 ndeshje në kampionatin maqedonas, duke shënuar 20 gola.

“Është një hap përpara në karrierën time, kam shumë miq te Pobeda dhe dua ta ndihmoj të luftojë për një vend në kupat e Europës”, tha Asani pas prezantimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online