Ashtu siç nuk përton të largohet kur situata nuk i pëlqen, ose ekipi nuk dhuron në fushë futbollin që kërkon, ashtu dhe rikthehet menjëherë në stol. Stavri Nica nuk mund të qëndrojë shumë kohë larg pasionit të tij, larg futbollit.
Pasi e mbylli me Kastriotin në muajin dhjetor, trajneri durrsak ka zgjedhur ekipin e ri. Nica ka firmosur me ekipin e Devollit, që garon në kategorinë e dytë B. Objektivi i Devollit është kalimi në kategorinë e parë, ndërsa do të ketë garë deri në fund me Shkumbinin dhe Maliqin.
Zyrtarizimi i akordit është bërë nga klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, që shkruan shkurt për marrëveshjen me trajnerin e famshëm. “Ditën e sotme është prezantuar përpara lojtarëve dhe stafit.I urojmë mirëseardhjen ish-trajnerit të Kastriotit dhe sa më shumë suksese me skuadrën tonë.