E veçantë/ Në Iran u ndërpre mbi 100 herë ndeshja Totenham-Man.Utd, se anësorja ishte veshur “turpshëm”

0

Irani është një vend ku demokracia është mjaf e cunguar, sidomos për gjininë e femrave. Që prej 1979 të gjitha femrat iraniane duhet të mbajnë hijab ose të quajtur ndryshe perçe. Deri në vitin 2019, femrat nuk lejoheshin të shkonin në stadium për të ndjekur skuadrën e tyre. Një tjetër rast i veçantë ka ndodhur në ndeshjen Totenham-Manchester United e transmetuar në një televizion lokal.

Televizioni shtetëror i Iranit u detyrua të ndërpresë me qindra herw herë transmetimin e ndeshjes Tottenham-Manchester United për të shmangur pamjen vizuale të anësores Sian Massey-Elsey. Regjia u transmetonte shikuesve herë pas here pamjet të qytetit, në mënyrë që të mos shikonin pantallonat e shkurtra të gjyqtares. Femrat janë të ndaluar të veshin pantallona të shkurtra në Iran, për shkak të regjimit totalitar islamik në Iran.

Shumë organizata jo fitimprurëse kanë protestuar rëndë ndaj drejtuesve të Iranit, për shkak të masave të ndaluara që aplikojnë ndaj femrave. Sipas tyre, diskriminimi gjinor është instrument i propagandës qeveritare të Iranit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.