Fryma e dashurisë kombëtare/ Debutoi në Skoci, talenti 20-vjeçar në mëdyshje: Nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria

Florenti Hoti ka debutuar në elitën e futbollit të Skocisë me Dunden në përballjen kundër Hamilton. Mjafton vetëm 20 minuta që Hoti të tërhiqte vëmendjen e mediave. Mesfushori 20-vjeçar është i lindur në Angli dhe zotëron pasaportën angleze, ndërsa është rritur me prindër që me dashurinë e tyre kanë formuar bashkimin kombëtar. Një shqiptar i Shqipërisë dhe tjetri shqiptar i Kosovës.

Kë do të përfaqësojë në të ardhmen Hoti? Vetë futbollisti është në mëdyshje të madhe dhe shprehet se nuk mund ta ndajë dot Kosovën nga Shqipëria pasi janë e njëjta gjë. “Cilado qoftë rruga më e mirë për mua, unë do ta ndjek. Unë dua të luaj në një nivel sa më të lartë të jetë e mundur, në maja  të futbollit. Unë dua të luaj në ligat më të mira, duke luajtur për një ekip A të Shqipërisë ose Kosovës, aty ku dua të jem. Prindërit e mi më bëjnë të mundur të luajë për të dy ekipet.

Kosova fitoi pavarësinë në 2008, kështu që unë mund të luaj për të dyja. Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës janë të njëjtë, me të njëjtën kulturë dhe gjuhë. Janë shtete të ndryshme, por jemi të njëjtë. Është pak e vështirë për t’u kuptuar kjo situatë pasi edhe bashkëlojtarët nuk e kuptojnë mirë. Kur e postoj një fotografi në ‘Instagram’ duke i përkrahur të dy ekipet, më thonë të zgjedh njërin. Por, të dyja janë shtetet e mia”, ka thënë Hoti sipas raportimit të Gazeta Olle. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online