E rrallë, Andrea Pirlo denoncon sozinë e tij

Sozitë e personave të famshëm janë gjithmonë diçka interesante për t’u parë. Të gjithë shfaqemi kurioz kur dikush ngjan shumë me një futbollist apo një person me ndikim në masë të gjerë. Por ndodh që kjo ngjashmëri e madhe të keqpërdoret nga dikush i papërgjegjshëm.

Bëhet fjalë për sozinë e Andrea Pirlos. Alesandro Palazolo është personi, që ka abuzuar nëpërmjet pamjes së tij, që ishte shumë e ngjashme me atë të ish-yllit italian. 48-vjeçari në biznese paraqitej si Andrea Pirlo dhe kërkonte ulje çmimi.

Kishte kryer vizita mjekësore falas dhe më e bujshmja, ishte paraqitur në një mbrëmje gala si vëllai i Pirlos. Më pas ai e shtoi dozën e mashtrimit, duke marrë rroba apo pajisje teknologjike pa para, me kërkesën për t’i shtuar në llogarinë e Andrea Pirlos së vërtetë.

Kjo gjë ka ndodhur dhe ish-mesfushorit i ka shkuar një listë e gjatë borxhesh nga dyqane të ndryshme në qytetet e Italisë. Pas këtij konstatimi, ish-juventini ka bërë një denoncim në polici. Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje të shitësve të dyqaneve, është bërë i mundur arrestimi i Alesandro Palazolo, ish-argjendar nga provica e Valencas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *