Naingolan ishte e sigurt se do largohej nga Interi dhe mbetej të mësohej vetën skuadra e re e mesfushorit. Belgu e ka gati të pamundur të largohet nga Italia për shkak të gjëndjes së vështirë shëndetësore të gruas së tij.
Presidenti i Kaljarit, Tomaso Guilini ka qenë ditën e sotme në zyrat e Interit dhe pas daljes nga ambientet zikaltër ka konfirmuar marrëveshjen për Naingolan. Me ardhjen te Kaljari ai pritet të ulë pretendimet për pagën.
Nga 4.5 milionë euro që merr te Interi ai do paguhet 3 milionë te Kaljari. Kjo zgjedhje e tij vjen edhe pasi gruaja është nga ajo zonë dhe do të ketë mundësi të jetë pranë familjes në këtë moment kritik, pas diagnostifikimit me kancer. Për momentin huazimi është versioni më i mundshëm.