Ole Gunar Solskjaer është njeriu i momentit në futboll. Trajneri norvegjez po bëb mrekullira në stolin e Mançester Junajtid dhe të gjitha mediat duan një intervistë me të. Këtë gjë e bëri televizioni NRK në Norvegji, por ajo që bënë gazetarët acaroi jo pak Solskjaerin.
Kur i dorëzuan faqen e parë të gazetës britanike, “Evening Standard”, Solskjaer nuk u fokusua te shkrimi kryesor, ku i thureshin elozhe, por te një reklamë në fund të faqes së gazetës. Aty ishte një foto e tij, si imazh i një kompanie bastesh.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Solskjaerit, që drejtpërdrejt në televizion tha se ajo kompani do të ketë probleme të mëdha me të. Avokati i Solskjaer pranoi se kjo gjë është e paligjshme si në Angli, ashtu dhe në Norvegji dhe do të punohet në sqarimin e këtij problemi.