E pathëna e Kualjarelës: Kur Murinjo më kërkonte tek Inter…

Dy gola dhe dy asiste në katër ndeshjet e para të kampionatit dhe çfarë perle goli kundër Napolit. Fabio Kualjarela po jeton një rini të dytë dhe është gati për të sfiduar një Inter me moral të lartë pas fitores kundër Totenhemit.

Sampdoria mban vendin e katërt në renditjen e Serisë A me shtatë pikë, ndërkohë që do të presë ekipin e Spaletit në shtëpi në ndeshjen e radhës.

35-vjeçari ka zbuluar një detaj interesant për “DAZN”, ku tregon momentin kur ishte pranë kalimit tek ekipi i Interit. Kualjarela shkëlqente me Udinezen, ndërsa dikush tjetër përgatiste Interin për t’iu dhuruar tifozëve tituj dhe trofe të rëndësishëm.

“Kur luaja te Udineze, Zhoze Murinjo më tha pas një ndeshje që të shkoja në ekipin e tij. Ato vite isha dy-tre herë pranë kalimit tek Inter, por negociatat nuk u konkretizuan kurrë”, përfundon sulmuesi i Sampdorias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *