Dita e djeshme në Kategorinë e Parë është për t’u harruar pas spektaklit që u dhurua në Kavajë nga Besa e Egnatia. Sot zhvillohen pesë takimet e tjera dhe Vllaznia në grupin A ka mundësinë ta çojë sërish në 7 pikë diferencën me Erzenin. Shkodranët presin Shënkollin dhe fitorja është detyrim.
Në Lezhë Besëlidhja përballet me Vorën e vendit të fundit, kurse Dinamo do të kërkojë të marrë maksimumin në shtëpi kundër Ilirisë së Fushë-Krujës. Në grupin B janë në program dy takime mjaft interesante.
Bylisi kryesues është i motivuar maksimalisht për të fituar në transfertë me Pogradecin. Liqenorët në fakt janë një “kockë e fortë” në shtëpi. Në Berat Tomori përballet me Apoloninë dhe të dyja ekipet duan fitoren, në mënyrë që të jenë në garë për t’u renditur në pesëshen e parë në fund të dy fazave të para të kampionatit.
KATEGORIA E PARË – Java 16
GRUPI A
Datë 10 shkurt 2019
Vllaznia-Shënkolli 14:00
Besëlidhja-Vora 14:00
Dinamo-Iliria 14:00
GRUPI B
Datë 10 shkurt 2019
Tomori-Apolonia 14:00
Pogradeci-Bylis 14:00