E pabesueshme/ Me shirit kapiteni në krah, mesfushori shqiptar ka shënuar 3 gola në vetëm 16 minuta në Turqi (VIDEO)

Eduart Rroca ka dalë nga vetja në Turqi me ekipin e Instabulsporit. Në ditën e sotme po zhvillohet transferta ndaj Denizlisporit që është shumë e rëndësishme dhe pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 2-3. Të tre golat për Instabulsporin janë shënuar nga mesfushori shqiptar, Rroca, që mban shiritin e kapitenit. Vendasit shënuan të parët në të 11 me Sismanoglu, ndërsa Rroca përmbysi gjithçka me dopietën e tij në të 28 dhe 39. Festimi i mesfushorit tonë nuk zgjati shumë, pasi vetëm një minutë më vonë Depe barazoi shifrat.

Por duket se topi dëshiron që të futet në rrjetë vetëm me Rrocën te Instabulspori, pasi arriti që të shënonte edhe në të 44. Nëse Instabulspori arrin të mbajë këtë fitore, atëherë do të gjendet në vendin e tretë me vetëm tre pikë më pak se Umraniyespor i vendit të dytë, ndërsa dy vendet e para ngjiten direkt në elitën e futbollit të Turqisë. Ky sezon ka qenë i vështirë për Rrocën që për shkakun e dëmtimeve ka mbetur jashtë për pjesën më të madhe të ndeshjeve, por po rikthehet si protagonist në “finalet” e sezonit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online