Tirana e ka edhe një detyrim për të fituar, ndaj Kastriotit për të hequr makthet e vetme të këtij sezoni

Një sezon thuajse në perfeksion ishte ky për Tiranën e Orges Shehit. Bardheblutë e kanë vr.rë kampionatin duke marrë më të mirën e mundshme dhe duke mos i lënë asnjë mundësi ndjekësve për të ëndërruar sadopak vendin e parë.

Por nëse ka pasur një pikë ku nuk munguan kritikat për kryeqytetasit, ishte pikërisht ndeshja e fundit e humbur me Kastriotin në shifrat 2-1. Pak makthe nga e shkuara dhe shumë kritika për lojtarët që edhe në këtë takim do të jetë më të mobilizuar se kurrë për të dalë me tre pikët.

Sa i përket llogarive të kampionatit, një fitore me Kastriotin do të thotë se Tirana do të ketë mundësinë për ta mbyllur kampionatin në dy takimet e ardhshme, ku mjaftojnë tre pikët e marra ndaj Laçit ose Teutës për të qenë matematikisht në vendin e parë, përpara derbit me Partizanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online