Të gjitha për të gjitha, Skënderbeu luan shansin e fundit ndaj Egnatias me shpresën për t’iu larguar Kategorisë së Parë

0

Duele më të nxehta na presin te ato të mbijetesës në Superiore, pasi titulli kampion është ezauruar prej disa javësh. Skënderbeu i luan të gjitha për të gjitha në ndeshjen e radhës kundër Egnatias. Kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi i kampionatit, diferenca mes vendit të fundit, Skënderbeut dhe vendit të Play Out, Egnatias, është 10 pikë.

Një fitore e korçarëve do ta dërgonte diferencën në 7 pikë dhe mes 6 ndeshjeve të mbetura, ku shpresa do të rihapej për qëndrimin në Superiore. Sigurisht që një fitore e Egnatias do të mbyllte përfundimisht të gjitha llogaritë që e largonin Skënderbeun nga Kategoria e Parë dhe për këtë arsye ky duel, pritet të jetë më i nxehti i kësaj jave. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.