Statistikat/ Gjimshiti njeh vetëm rritje! Në 10 lojtarët më performantë të Serie A, Uzuni e “kopjon” në Hungari

Berat Gjimshiti është padyshim një krenari për shqiptarët anë e mbanë rruzullit, teksa me arritjet e tij po i bën vend vetes në nivelet më të larta të futbollit botëror. Kur hedh sytë pas në karrierën e tij sheh se sa shumë është rritur si lojtar. Statistikat nuk gënjejnë dhe flasin të gjitha për të. Në një studim të publikuar së fundmi nga CIES, i cili ka grumbulluar të dhënat nga InStat, Berat Gjimshiti rezulton në listën e 10 futbollistëve më performantë të Serie A.

Mbrojtësi shqiptar i gjendet i 8-i në këtë listë, ku mban një indeks 322. Për të përcaktuar këtë indeks, CIES është bazuar në veprimet teknike, minutat e luajtura dhe nivelin e kompeticioneve ku lojtarët kanë zhvilluar ndeshjet e tyre. Ndërkohë, një tjetër shqiptar i ka statistikat përkrahë tij. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin, që “kopjon” patriotin e tij dhe e gjen veten të 5-in në Hungari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online