E larguan nga PSG se tha të vërtetën, perla e trajnerit Tuchel: Më dukej vetja atje si Ministri i Sportit, të merreshe me familjet e Neymar dhe Mbappe

Trajneri Tuchel është larguar për një arsye tërësisht të pakuptimtë nga PSG. Gjatë një interviste që u dha në mediat gjermane, Tuchel do të shprehej se nuk e kuptonte dot postin e tij te gjigandët francez me gjithë yjet që kishte në përbërje. Një pohim ky që donte të vendoste në pah vlerat e jashtëzakonshme të lojtarëve që kishte në organikë PSG, por drejtuesit ekipit francez nuk e menduan dy herë për ta larguar Tuchel që sipas tyre nuk arrinte të kuptonte dot punën e tij.

Menjëherë pas këtij largimi trajneri në fjalë u rikthye dhe fitojë Champions League me Chelsea-n. Një triumf që shërbeu për t’i treguar PSG sesa gaboi me vendimin e bërë. Së fundmi Tuchel ka dhënë një përkufizim të punës së dikurshme që është mjaft tërheqës:

“Është shumë më e lehtë që të menaxhosh Lukakun te Chelsea sesa Neymar dhe Mbappe te PSG. Kur isha te PSG, më tepër ndihesha si Ministër i Sportit sesa trajner. Më duhej që të menaxhoja situatën dhe të lija të kënaqur me vendimet edhe anëtarët e familjes dhe miqtë e këtyre yjeve”, tha Tuchel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online