Largohen lojtarët e dënuar dhe vendin në tribunë e zë Murinjo, javën e ardhshme e gjen Serinë A me pankina boshe

Pesë lojtarët e dënuar për të qendruar në tribunë nga Murinjo, mes të cilëve edhe Kumbulla, kanë marrë mesazhin e tyre dhe i janë bashkuar ekipit në stërvitje. Ndërkohë vendin e tyre në tribunë për ndeshjen e radhës do e zërë vetë trajneri portugez. Ky i fundit u dënua me karton të kuq kundër Napolit dhe do të mungojë për përballjen e javës së ardhshme ndaj Kaljarit.

Por java e 10 e gjen Serinë A me pankina boshe, pasi të njëjtin fat si Murinjo do të kenë edhe Inzagi, Spalet dhe Gasperini. Të tre këta trajnerë u ndëshkuan me karton të kuq ditën e djeshme, ndërsa për dy të fundit Komisioni i Disiplinës në Itali ka vendosur të akordojë edhe një gjobë 5 mijë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online