VIDEO/ Kryeqyteti vishet i gjithi bardheblu! Derbi vendoset nga VAR-i, Tirana triumfon mes spektaklit të tifozëve

LIVE, Tirana-Partizani 1-0 Limaj (p)

Kryeqyteti këtë mbrëmje vishet i gjithi bardheblu. Shehi fiton duelin e tij me Ilir Dajën, teksa Tirana mposht Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja që shërben si kartolinë e futbollit shqiptar nisi me spektaklin e munguar të tifozëve. Këta të fundit kishin kohë pa përjetuar një derbi në shkallët e stadiumit për shkak të kufizimeve nga Covid-19, duke qenë kështu më të motivuar se kurrë këtë mbrëmje.

Ndeshja u ndërpre fillimisht pa nisur ende mirë, teksa flakadanët dhe tymi pushtuar “Air Albania”-n. Megjithatë situata iu kthye përsëri normalitetit dhe loja nis si rregullist. Derbi dhuroi emocione të shumta në fushë, ndërsa goli do të vinte në minutat shtesë të pjesës së parë. Ishte pikërisht sistemi VAR ai që vendosi këtë supersfidë, teksa pas rishikimit të pamjeve Hamiti akordon penallti. Nga 11 metrat Limaj tregohet i saktë dhe ndez festën bardheblu me golin e tij të parë në derbi. Skuadrat kërkuan të shënonin edhe gjatë pjesës së dytë, por pa sukses, teksa rezultati mbetet po ai 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Ngo

Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Saliu, Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta, Stenio Zhunior, Filipoviç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online