Në Vlorë i bënë dalje shumë shpejt, ndërkohë që tanimë në Bosnje Hercegovinë janë vënë pas tij Zrinjski dhe Zheljezniçari, kampionia dhe nënkampionia në fuqi. Flasim për Dejan Çabraja, sulmuesin 25-vjeçar që me Flamurtarin pat nënshkruar në verën e vitit 2015 dhe që më pas iku pa u aktivizuar.
Prej janarit të vitit 2016 iu bashkua Shiroki Brijeg dhe në janar i përfundon kontrata. Sulmuesi cilësohet si lojtari më i mirë i skuadrës së tij në Bosnje, ndërkohë që tanimë mund të veshë fanellën e dy prej ekipeve që pretendojnë titullin kampion.
Nuk është nga ata që shënon shumë gola. Sezonin e shkuar e ka gjetur rrugën e rrjetës pesë dy herë, ndërsa sivjet ka realizuar dy gola. Te Flamurtari para tre vitesh trajneri Stanislav Levi nuk u bind dhe sulmuesi prishi kontratën e u largua.