Gjithçka duket e mbyllur dhe Interi pritet të rrëmbejë një nga lojtarët më të talentuar. Zikaltriti e kishin bindur prej kohësh mesfushorin e Sosho, Lusien Agum. Lojtari i datëlindjes 2002 pritet që shumë shpejt të firmosë.
Orët e fundit, sikurse raporton Sky Sports, është gjetur marrëveshja edhe mes klubeve dhe Sosho do të përfitojë menjëherë nga shitja e Agum shumën e 4.5 milionë eurove. Raportohet se bonuset e përfshira në marrëveshja kanë qenë vendimtare për të bindur klubin francez.
Gjithsesi kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t;u përcaktuar dhe më pas do të vijë firma dhe prezantimi, sigurisht pasi të jenë kryer vizitat mjekësore. Mesfushori 17-vjeçar është aktivizuar 15 ndeshje me ekipin e parë dhe 7 herë me ekipin e dytë të Sosho, ndërkohë që tanimë është gati të nisë një aventurë të re në Serie A.