E kryer: Interi “blindon” mbrojtësin, detajet e marrëveshjes

Milan Shkrinjar do të mbetet pjesë e Interit. Mbrojtësi shtatlartë është pjesë e zikaltërve prej verës së vitit 2019, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pasur oferta të shumta. Mançester Junajtid dhe Barcelona janë klubet më të përfolura për interesimin e tyre për shërbimet e mbrojtësit.

Gjithsesi ai duket i lidhur me klubin italian dhe do të qëndrojë në Serie A edhe për disa vite. Ajo çka raporton Sky Sport, është se palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023. Zyrtarizimi është peng i disa burokracive dhe do të mbërrijë së shpejt.

Shkrinjar do të përfitojë me kontratën e re rreth 3 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë disa bonuse që do të varen nga arritja e objektivave sezonale. Një lajm i mirë arritja e marrëveshjes, pasi prej muajsh palët ishin ulur dhe po diskutonin në gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Kontrata aktuale e Shkrinjar ishte e vlefshme deri në vitin 2022, por në aspektin financiar nuk është se përfitonte shumë. Mbrojtësi 24-vjeçar ka dëshmuar se meritonte më shumë dhe Interi ka nxituar ta blindojë. Për ta blerë kishte shpenzuar 28 milionë euro, që shkuan në verën e vitit 2017 në arkat e klubit të Sampdorias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online