E kryer/ Armando Cungu merr drejtimin e Kukësit

Gaspër Marku

Trajneri shkodran rikthehet sërishmi në krye të skuadrës kuksiane. Burime të sigurta pranë të dyja palëve, drejtuesve të klubit kuksian dhe njerëzve pranë Cungut bëjnë të ditur se prezantimi bëhet nesër pasdite, ndërsa sot skuadra është lënë pushim. Problemet e shfaqura pas barazimit 0-0 në sfidën e parë europiane të luajtur në “Loro Boriçi” me skuadrën malteze Valeta ka përfunduar me një ndarje përfundimtare të klubit verior me trajnerin austriak, Peter Pakult. Dhe, pa humbur kohë, njëshi i klubit kuksian ka kontaktuar përmes stafit të tij Armando Cungun.

“Vetëm një është ai që mund të rikthehet nga trajnerët e larguar që kanë drejtuar Kukësin”, tha presidenti Gjici një ditë përpara ndeshjes Kukësi-Valeta në emisionin sportiv për Botërorin “Rusi 2018” në TV1 Channel, ku ai ishte i ftuar në të njëjtin panel ku ishte edhe vetë Cungu mbrëmjen e së martës së 10 Korrikut. Një deklaratë, që nisur edhe nga deklaratat shumë vlerësuese ndaj punës që Cungu ka bërë gjatë kohës që drejtonte Kukësin u kuptua qartë se fjala ishte vetëm për Cungun.

Edhe pse pas emisionit mësohet se Gjici dhe Cungu kanë darkuar në prani edhe të disa miqve të tjerë të përbashkët, askush nuk e mendonte se një ditë më pas Kukësi do të zhgënjente në atë mënyre përballë modesteve të Valetës duke bërë që situata të përshkallëzohej deri në atë masë sa kreu i klubit kuksian të shkarkonte austriakun Pakult. Gjithnjë nga burime të besueshme mësohet se Gjici dhe Cungu janë takuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku duket se është mbyllur gjithçka që shkodrani të marrë drejtimin e Kukësit.

Nga i njëjti burim mësohet se Cungu do të prezantohet pasditen e së premtes me skuadrën për të nisur kështu aventurën numër 2 me Kukësin, skuadër me të cilën arriti suksese të merituara në kalimin e disa tureve europiane. Dhe, për koincidencë, ai e merr drejtimin e skuadrës në një moment shumë delikat, pas mesjavën e ardhshme do të jetë në pankinë për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve të Europës ku pas atij barazimi 0-0 në Shkodër i kërkohet kualifikimi në Maltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online