E konfirmuar, Gentian Mezani largohet nga Luftëtari

Superiorja nis me lëvizje në pankinën e Luftëtarit. Në fakt të gjithë prisnin largimin e Gentian Mezanit pas humbjes së djeshme me Kastriotin. Pesë gola të pësuar në shtëpi nga krutanët  e vendit të fundit rëndojnë shumë, por vlonjati pas ndeshjes rezistoi.

Gjithsesi kjo nuk ka zgjatur shumë. “E kam mbyllur me Luftëtarin”, thotë shkurtimisht për Sportekspres.com Gentian Mezani, i cili mori drejtimin e Luftëtarit në javën e pestë të kampionatit dhe e nisi duke mundur Teutën pas katër disfatave që bluzinjtë morën me Millosh Kostiç në krye të ekipit.

Mezani një ditë më parë e tha hapur se Luftëtari ishte i rënë me grupin që kishte në dispozicion. Largimet e shumta e dobësuan skuadrën dhe vlonjati priste përforcime me vlera. Kundër Kastriotit pati vetëm pesë lojtarë në stol, një tregues i qartë i punës së drejtuesve në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *