E konfirmon Plori, vijon bashkëpunimi me Kastriotin

Elvis Plori do të vijojë të jetë trajner i Kastriotit. Vetë tekniku shkodran e ka konfirmuar diçka të tillë i kontaktuar nga “SportEkspres.com”. Rezultatet e fundit e kishin shtyrë Plorin që të mendonte largimin, megjithatë drejtuesit kanë besim tek Plori, i cili nuk shihet si përgjegjës për rezultatet e regjistruar.

Plori shkurtimisht tha se do të vijojë punën tek skuadra e Kastriotit, duke mos komentuar shumë gjatë: “Po, do të vijoj të jem pjesë e Kastriotit”. Në këtë mënyrë vijon projektin e tij në krye të skuadrës krutane.

Kastrioti aktualisht ndodhet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë. Kampionati nisi mirë me një fitore në Gjirokastër, por në gjashtë javët pasardhëse fitorja ka munguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *