VIDEO/ Tundi rrjetën për herë të 11, goli i Rei Manajt përzgjidhet në më të bukurit e javës

0

Rei Manaj po tregon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Golat për të nuk kanë pasur të ndalur, teksa kundër Ibizës do të numëronte plot 11 rrjeta të tundura me fanellën e Barcelonës B. Një realizim vërtetë i bukur me kokë ishte ai i sulmuesit shqiptar, që është përzgjedhur në 5 golat më të mirë të javës që lamë pas.

Është vetë klubi  i Barcelonës B që e njofton diçka të tillë përmes faqes së vetë zyrtare. “Goli i Rei Manajt kundër Ibizas është përzgjedhur në 5 më të mirët e fundjavës”, shkruan skuadra katalanase që gjithashtu bashkangjit edhe pamjet nga momenti kur lojtari i Kombëtares kuqezi gjen rrugën e rrjetës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.