E kërkojnë në Turqi, Sançez drejt një tjetër huazimi

Renato Sançez ishte një ndër afrimet më të bujshme të Bajernit para dy sezonesh, por mesfushori portugez nuk u ngrit kurrë në nivelin e kërkuar nga klubi gjerman. Vetëm 17 ndeshje të zhvilluara me Bajernin dhe një vit huazim te Suonsi. Paraqitje jo të mira në ishull, me Suonsin që u rrëzua nga kategoria.

21-vjeçari pritet të huazohet sërish dhe siç citon turkja “Fanatik”, Fenerbahçe është e interesuar për shërbimet e tij. Klubi turk është gati për të paguar 2.5 milionë euro për huazimin e Sançez dhe drejtuesit e Bajernit pritet të japin aprovimin e tyre për kalimin e mesfushorit në futbollin turk.

Sançez u ble për 40 milionë euro nga Benfika në vitin 2016, por ai nuk u përshtat me bavarezët, të cilët presin shumë nga ai. Eksperienca turke mund ti bëjë mirë dhe Sançez do të rikthehej në Mynih për të tentuar të bindë klubin që është i denjë për bluzën e gjigantëve gjerman.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *