“E kam thënë që Tiranës nuk i ecën sa të jem unë”, Demi konfirmon Dajën: Nuk heq njeri kollaj nga Partizani

Presidenti i Partizanit, Demi, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Kreu i kryeqytetasve ka sqaruar përfundimisht edhe temën e shumëkomentuar rreth trajnerit Daja. A do të largohet nëse humbet derbin me Tiranën? Në të shkuarën janë lëkundur trajnerët që kanë humbur në një derbi, për më tepër që Partizani nuk ka marrë ende fitoren e parë në pesë javë. Megjithatë Demi ka konfirmur se trajneri do të qëndrojë pavarësisht rezultatit kundër Tiranës.

“Ne kemi bërë një akord me Dajën. Unë nuk jam specialist teknik. Jemi në fillimin e garës. Partizani i ka humbur pikët vetë, për shkak të gabimeve. Nuk ka asnjë problem mes presidentit dhe drejtorit. Olsi Rama merret më shumë me ekipin. Unë po punoj për dhuratën e madhe për tifozët, si kompleksi dhe akademia. Përveç meje, Daja e ka përkrahjen e drejtorit. Themi në se ka probleme dhe defekte, futbolli është si familje, ndonjëherë nuk ecin gjëra. Nuk ka asnjë ftohje mes Partizanit dhe Dajës si trajner. Edhe mua nuk më pëlqeu ndeshja me Kukësin, por të tjerat kanë qenë pozitive. Daja nuk ka asnjë problem.

Kam thënë njëherë se sa të jem unë, Tiranës nuk i ecën me Partizanit. E mira është që ne të fitojmë, por edhe po nuk fituam, nuk është ndonjë çudi e madhe. Presioni është pak më i madh te ne, sepse na duhen pikët. Shpresoj që në derbi të kemi edhe pak fat. Ne nuk kemi pasur fat fare deri tani. Nuk ka përçarje mes klubit dhe trajnerit, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Kompleksi do të jetë gati në mes të nëntorit. Nuk heq kollaj njeri unë nga Partizani”, tha Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online