Festoi si Messi përpara tifozëve, Chiellini ofendon ballë për ballë ish-lojtarin e Barcelonës: Palaço!

Riqui Puig ka lënë një shije të hidhur te Chiellini në ndeshjen e fundit mes Los Angeles FC dhe LA Galaxy. Ish-lojtari i Barcelonës shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 52-të dhe vendosi të provokonte me mënyrën e tij të të festuarit.

Puig ka hequr fanellën e tij dhe ua ka treguar tifozëve kundërshtarë, duke kopjuar kështu festimin e famshëm të Lionel Messi-t përballë tifozëve të Realit të Madridit. Por ky gjest nuk është pritur mirë nga Chiellini. Ky i fundit ka ofenduar ballë për ballë lojtarin e LA Galaxy. Puig ishte duke dhënë një intervistë për mediat në momentin kur Chiellini kalon pranë dhe e quan “palaço“. Ndërkohë Puig ka vijuar intervistën, duke mos reaguar ndaj fjalëve të mbrojtësit italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online