E FUNDIT/ Ka shpërthyer te Vitesse, Chelsea i kërkon Armando Brojës që të firmos menjëherë

Një lajm i mirë vjen për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka bërë një sezon fantastik në Holandë, ku me fanellën e Vitesse ka arritur të shënojë plot 11 gola. Një shpërthim ky i futbollistit 19-vjeçar, që ka rënë në sytë e klubeve europiane.

Por statistikat dhe paraqitjet e tij nuk mund të kalonin pa u vënë re nga Chelsea. “Blutë e Londrës” nuk dëshirojnë t’i ikë nga duart një talent i tillë, prandaj i kërkon menjëherë Armando Brojës që të firmosë një kontratë të re.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ekipi anglez po përgatit dy rinovime të reja, atë të Jorginho dhe të Brojës. Kontrata e sulmuesit kuqezi përfundon në verën e vitit 2022, por drejtuesit e Chelsea-t janë të bindur për t’i ofruar një të re në tryezë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online