Ka sekretin e “Europa League”! Unai Emery është gjeniu i këtij trofeu, krijoi historinë komike me Seviljën

Unai Emery është rikthyer sërish në finale të “Europa League” dhe këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë lajm të veçantë. Ky është trajneri që në këtë kompeticion cilësohet si “gjeni” pasi e di më së miri mënyrën sesi mund të fitohet. Madje ky është trajneri që ka krijuar edhe historinë komike me Seviljën. Gjithmonë jemi mësuar të dëgjojmë se “Europa League” e merr Sevilja, sido që të shkojë historia e ndeshjeve. Kjo e lindur jo më kot pasi në vitin 2014, 2015 dhe 2016, ekipi spanjoll do ta fitonte trofeun në fjalë.

Pikërisht duke pasur Unai Emery në stol. Ndërkohë në vitin 2019 i njëjti trajner është rikthyer që të luajë finalen me Arsenalin, por duke mos ia dalë me sukses. Tashmë duket se Emeri do të rikthehet që të ngrejë trofeun në qiell pasi ka në drejtim një tjetër ekip spanjoll, Vijarealin. Këta të fundit arritën që të siguronin finalen pasi eliminuan Arsenalin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online