Europa League është habitati i Emery/ E larguan nga Arsenali si dështim, trajneri i heq finalen “topçinjve”

Villareali ia del të kualifikohet në finale të Europa Ligës, pas barazimit 0-0 me Arsenalin. Ndeshja e parë në Spanë kishte përfunduar me rezultatin 2-1, çka i dha mundësinë Villarealit të arrijë suksesin dhe finalen e parë në historinë e tij në arenën europiane. Trajneri i nëndetëses së verdhë, Unai Emery është mjaft me eksperiencë në Europa Ligë, pasi e ka fituar më parë 3 herë me Sevillan. Një kompeticion ky që duket të jetë habitati i tij.

Kjo sfidë ishte mjaft e veçantë për trajnerin Emery, pasi ishte larguar nga skuadra e Arsenalit si “dështak” për shkak se nuk arriti rezultatet e duhura dhe objektivat e dhënë nga drejtuesit. I pafat ishte dhe Aubameyang, i cili goditi dy herë shtyllën, pamundur të shënojë një gol. Finalja e Europa Ligës do të ndahet mes Manchester United dhe Villareal. Kjo sfidë është ultimatum për spanjollët, të cilët e kanë mundësinë e vetme për tu kualifikuar në Champions League./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online