E FUNDIT/ Goli që ndezi shpresat e Tiranës zhvlerësohet në minutat shtesë, bardheblutë largohen me humbje nga Stambolli (VIDEO)

Tirana është mposhtur me shifrat 3-1 kundër Beshiktashit. Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës, duke shënuar me anë të Bulutit në minutën e 21-të të takimit. Vetëm 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, Muleka dyfishon rezultatin dhe e dërgon Beshiktashin të qetë për në dhomat e zhveshjes.

Me dy golat në avantazh turqit përpiqen të administrojnë lojën në pjesën e dytë, ndërsa Tirana provon të guxojë më shumë në sulm. Abazaj humbet shansin e artë për të ndëshkuar bardhezinjtë, teksa në momentin kur u gjende i vetëm përballë portierit vonon të godasë dhe humbet më pas edhe kontrollin e topit. Por lojtarët e Shehit nuk i humbin shpresat, pavarësisht se përballë kanë një klub me traditë të madhe në Turqi dhe në Europë.

Një aksion perfekt në minutën e 83-të finalizohet me gol nga Kaina. Sulmuesi hyri nga stoli dhe ndezi shpresat e Tiranës për të dalë me kokën lart nga stadiumi. Por turqit nuk e përtypën lehtë golin e pësuar dhe në minutën e 93-të ndëshkon bardheblutë dhe i fikson shifrat përfundimtare në 3-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online