Ish-kapiteni i Mançester Junajtid, Roj Kin, ka fjalë të ashpra për skuadrën e drejtuar nga Zhoze Murinjo, pas humbjes 3-1 në Liverpul. Xherdan Shaqiri fundosi “Djajtë e Kuq” në fundin e ndeshjes, por gjithsesi Junajtid nuk bëri asgjë për të merituar pikë dhe golin që shënoi me Lingard nuk është se e krijoi vetë, sepse ishte një gafë nga portieri vendas Alison.
Për këtë arsye, Roj Kin sulmon ashpër klubin ku bëri histori: “Pjesa më e frikshme, besoj, është të dëgjosh trajnerin që thotë se Junajtid mund të kapë vendin e katërt. Po flasim për Junajtid, kjo është ambicia tani”.
“Realiteti është ai që kam parë, sytë nuk gënjejnë. Duke parë këtë ekip, vendi i katërt është maksimumi që mund të arrijë. Nëse sheh skuadrën sot, pa e parë kurrë më parë, do thoshe “Një skuadër mesatare e Premier Ligës”.
“E keqja është se shohim historinë, stemat, çmimet e lojtarëve në fushë, e të tjera… disa nga këta lojtarë nuk bëjnë për Junajtid dhe është e kotë ta teprojmë me kritika. Duhen bërë investime, të kapësh fundin e sezonit, të mbërrish i katërti dhe të kesh sukses në ndonjë kupë, por mos të harrojmë që pastaj kthehemi pas në kohë dhe flasim për Junajtid e viteve ’80, që ishte thjesht një skuadër e lezetshme në kupa. Junajtid meriton më shumë se kaq”.
“The big concern at the end was – could it be 4 or 5?” ?
Roy Keane and Graeme Souness praise @LFC after a “dominating” performance against @ManUtd. ? pic.twitter.com/Ekplj6XelE
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 16, 2018
Kin ka një ide fike edhe për debatin e madh rreth Pol Pogbasë, i cili e nisi sërish nga stoli, për të tretën ndeshje rresht në kampionat: “Shoh disa probleme, si për shembull që disa lojtarë nuk janë në formë perfekte. Ke Pogba në stol, që sheh ndeshjen, nuk luan dhe natyrisht të shkon mendja që ditët e tij janë të numëruara. Nuk mendoj se do largohet në janar, por në verë duhet ta shesin. Nuk është ndonjë problem i madh, ai është larguar edhe më parë nga Junajtid”.
Full-time at Anfield. #MUFC #LIVMUN pic.twitter.com/FFH8CkRJcT
— Manchester United (@ManUtd) December 16, 2018