E çuditshme/ Cikalleshi e zyrtarizoi te Shqipëria, flet Zymer Bytyqi: E kam vendosur prej kohësh…

Zymer Bytyqi është një nga emrat e përfolur për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares. Madje shpresat i ndezi më tepër Sokol Cikalleshi, me të cilin ndajnë dhomën e zhveshjes te Koniaspori në turqi. Sulmuesi kavajas i ka bërë ftesë zyrtare pak kohë më parë në rrjete sociale, ndërsa në një intervistë të dhënë për “Telegrafi” beson se mund ti bashkohet Shqipërisë që në qershor.

E kur një fjalë të tillë e thotë dikush që ka një kontakt të përditshëm me Bytyqin dhe luajnë për të njëjtin ekip, gjithçka duket e sigurt. Por çudia vjen nga vetë mesfushori. Në një intervistë po për “Telegrafi”, talenti 24-vjeçar njofton të kundërtën. Bytyqi zgjedhjen duket se e ka pasur të qartë prej kohësh dhe shprehet se zemra i rreh më fort për Kosovën.

“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive. Për me vendos kam qenë i vendosur moti që dua të luaj për Kosovën pasi është vendi im dhe për Kosovën rreh më së shumti zemra. Në mars nuk ishte i grumbulluar, edhe pse tifozët të kanë kërkuar shumë, por a do ta shohin Zymerin të grumbulluar? Kismet po, do të jem në Kosovë”, është shprehur Zymer Bytyqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online